Ndërkohë, M’i jep këpucët e tua.
Jo për të ecur
Por për të kuptuar
Si peshon hapi i dhembjes?
Megjithatë, këpucët e tua mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihesh.
M’i jep këpucët e tua
Kurrë nuk kam vënë këmbën në to
Kurrë se kam ndje si është të ecësh hapave tu
Për shumëkërkesa, çfarë është të jetosh udhën tënde me këpucët e tua.
M’i jep këpucët e tua
Kurrë se kam parë sa të hollë e kanë bazën
Kurrë se kam vërejtë sa janë harxhuar
nga pesha e fatit të rënduar
sa peshon hapi në shpirtin tënd se kam përjetuar
M’i jep këpucët e tua
Të mas thellësitë e tokës ku ke shkelur
Në cilët gur ke zënë në thua
Në cilat gropa ke ngecur
M’i jep këpucët e tua
dua të ndiej
si hyn dimri në eshtra
pa trokitur,
si uji gjen rrugë
aty ku mendonim se me arrna i ke mbyllur.
E mbaj mend
Kur më ke pas thënë se nga uji smuren këmbët
E këmba e smurë e smurë trupin
Trupi i sëmurë e dëmton zemrën
Zemra e dëmtuar ndal gjakun
E kur gjaku ndalet…gjithçka hesht
Pos ndërgjegjes
E mandej
Unë tani kam kohë
sa të dua
të eci me këpucët e tua.