Poezia që fitoi çmimin e parë

KËPUCËT E TUA

M’i jep këpucët e tua

Jo për të ecur

Por për të kuptuar

Si peshon hapi i dhembjes

M’i jep këpucët e tua

Kurrë nuk kam vënë këmbën në to

Kurrë se kam ndje si është të ecësh hapave tu

Si është të jetosh udhën tënde

M’i jep këpucët e tua

Kurrë se kam parë sa të hollë e kanë bazën

Kurrë se kam vërejtë sa janë harxhuar

nga pesha e fatit të rënduar

Sa peshon hapi në shpirtin tënd se kam përjetuar

M’i jep këpucët e tua

Të mas thellësitë e tokës ku ke shkelur

Në cilët gur ke zënë në thua

Në cilat gropa ke ngecur

M’i jep këpucët e tua

dua të ndiej
si hyn dimri në eshtra
pa trokitur,
si uji gjen rrugë
aty ku mendonim se me arrna i ke mbyllur.

Kurrë se kam ndje si hyn uji vrimave

Më ke pas thënë se nga uji smuren këmbët

E këmba e smurë e smurë trupin

Trupi i sëmurë e dëmton zemrën

Zemra e dëmtuar ndal gjakun

E kur gjaku ndalet…gjithçka hesht

Pos ndërgjegjes

E mandej

Unë tani kam kohë
sa të dua
të eci me këpucët e tua.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *