Ata banojnë brenda një fjalie të pambaruar,
peng të një premtimi të pavetëdijshëm
ku, brenda asaj fjalie të premtuar
çdo fjalë ka hise në faj të ndijshëm.
Ata janë zëra që kanë harruar të flasin
heshtje që gjykon e paragjykon
koha mbetet e kryqëzuar në mure,
nata duket si rrugë njëkahshe që të ndalon
Dashuria tashmë është mbetje nga e kaluara
në një dhomë pa sy e pa vesh me dy hije të dëshpëruara
ajo që mbetet në gjysëm, të ngulitet në mendje
vetëm duan pak prekje dhe vëmendje.
Ata zhvishen nga vetja çdo ditë,
deri sa mbetet lakuriqësi e shëmtuar
me veprimet që më nuk njohin arsye
një pyetje që të bën të vraposh si pa krye.
Frika nga fjala, nuk është mjet arsyeti
nundet durimi të bëhet ritual shkatërrimi.
dhe ata ngujuar mes ofshamave dhe ngashërimit
mësojnë se ekzistenca mbetet arma e njerëzimit.