ATA

Ata banojnë brenda një fjalie të pambaruar,

peng të një premtimi të pavetëdijshëm

ku, brenda asaj fjalie të premtuar

çdo fjalë ka hise në faj të ndijshëm.

ata janë zëra që kanë harruar të flasin

heshtje që gjykon e paragjykon

Koha mbetet e kryqëzuar në mure,

nata duket si rrugë njëkahshe që të ndalon

Dashuria tashmë është mbetje nga e kaluara

në një dhomë pa sy e pa vesh me dy hije të dëshpëruara

ajo që mbetet në gjysëm, të ngulitet në mendje

vetëm duan pak prekje dhe vëmendje.

Ata zhvishen nga vetja çdo ditë,

deri sa mbetet lakuriqësi e shëmtuar

me veprimet që më nuk njohin arsye

një pyetje që të bën të vraposh si pa krye.

Frika nga fjala, nuk është mjet arsyetimi

nundet durimi të bëhet ritual shkatërrimi.

dhe ata ngujuar mes ofshamave dhe ngashërimit

mësojnë se ekzistenca mbetet arma e njerëzimit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *